“Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër” rikthehet për të katërtin vit në Pallatin e Kongreseve, si eventi më i rëndësishëm në vend dedikuar sektorëve të energjisë dhe ndërtimit.
Edicioni i këtij viti vjen me kryefjalën “Eficienca energjetike”, një nga prioritetet kryesore të zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri. Një qasje që bashkon teknologjinë, ndërtimin e përgjegjshëm dhe inovacionin e gjelbër për të ndërtuar qytete inteligjente, më të pastra dhe me një të ardhme më të qëndrueshme.
Enejda Sheku: Jemi të hapur për publikun nga ora 9-19, mund të vijn ta vizitojn panairin për tu njohur me risitë, për tu informuar. Sepse jemi të gjithë drejt këtij tranzicioni të energjisë së gjelbër, e të rinovueshme, materialëve të ndërtimit më të qëndrueshme. Nëse flasim për eficiencën e energjisë, flasim për atë që i intereson kujtdo në shtëpin e tyre. Do ketë shumë panele diskutimi, shumë seanca informimi për qytetarët.
Ky panair i cili do të rrijë i hapur deri të enjten, ka bërë bashkë rreth 80 kompani nga Shqipëria, rajoni dhe Evropa, ku nëpërmjet paneleve, bizneset do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre më inovative përpara një audience të gjerë profesionistësh, investitorësh, përfaqësuesish institucionalë dhe publikut të interesuar për teknologjitë e reja.
Xhulian Balla: Ky panair mbledh të gjithë ndërtuesit, inxhinierët për një qëllim të përbashkët, të ndërtojmë një të ardhme, akoma më të mirë.
EnxhiIsmailaja: Duke qenë së ky panair kishte fokus dhe vizion që, përputhej me vizionin që ne kemi si kompani ndërtimi, ishte qëllimi për tu ndrëthurur bashkë dhe për ardhur në këtë paniar me një propozim të ri.
Panairi do të jetë i hapur për të mirëpritur publikun e gjerë në datat 29 dhe 30 tetor, dhe pjesëmarrja është falas.



