Panairi i librit 2021, shkrimtari Odise Kote intervistë për Fax News:

Panairi që sapo është celur është një gëzim i madh për cdo autor pasi ai ndjen kontaktin e drejtëpërdrejtë me lexuesin. Shipëria e do librin, njeriu shqiptar e do librin dhe lexon dhe kjo është shumë e rëndësishme. Shqiptarët e kanë dashur gjithë jetën librin sepse e kanë pasur një aleat të cmuar për të formuar vetveten, për të formuar gjithë jetën e tyre dhe atdheun së bashku me kombin. Shpesh më pyesin përse duhet të lexojnë? Unë përgjigjem që përmes librit njeriu mëson të bëhet president, mëson të bëhet shkrimtar, mëson mbi jetën mëson mbi dramën dhe gjithcka që ndodh në jetën e vetë. Jeta e njeriut është shumë e shkurtër dhe nuk ka mundësi të përjetojë të gjithë ndjesitë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ai e pasuron mendjen dhe vizionin e vetë, përmes librit prandaj duhet të lëxojmë sepse libri nuk është vetëm një aleat i përjetshëm dhe që zgjeron të gjithë vizionin.

Si ju ka shërbyer periudha e pandemisë, a ka qenë produktiv për ju qëndrimi në shtëpi?

Nuk jam ndalur së punuari, së shkruari, botimi i fundit përpara këtyre dy librave, ishte “Funerali i Hijes”, një roman i vitit 2017. Jam rikthyer pas më shumë se 20 vitesh me një vëllim me poezi, pasi kishte ardhur koha të shkruaja një vëllim të tillë, ku metafora dhe simboli janë në qendër. Mendoni që një gur mund ta hapim, brenda atij guri mund të gjejmë një mit, një rrëfenjë etj. Pikërisht këto rrëfenja të gurëve unë jam munduar të sjell një vëllim me poezi të cilin dashamirësit e poezisë e kanë vlerësuar. Pak para hapjes së panairit unë kam dalë edhe me një libër me tregime. Vëllimi quhet “Biletë për në qiell” i shkruar gjatë kohës kur isha gazetar në mediat ndërkombëtare.

Ka dy rrugë sesi hyjnë njerëzit në letërsi, hyjnë nëpërmjet poezisë, apo nëpërmjet tregimeve të shkurtra, të prozave, novelave e kështu me rradhë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re