Pavarësisht krizës ekonomike që ka prekur çdo sektor, lexuesit duket se i kanë qendruar besnik panairit të librit. Numri i vizitorëve ka qenë i konsiderueshëm.

 

Pranvera Palushi nga botimet “Living” tha se stenda e tyre ka qenë plot, duke e konsideruar 2022-shin si një vit të mbarë krahasuar me një vit më parë.

 

Ajo shtoi se këtë vit, botimet “Living” erdhën me 26 tituj të rinj, shumica e të cilave kanë qenë ekskluzive për në panair.

 

“Ne vijmë me 26 tituj të rinj dhe jo vetëm. Shumica prej të cilëve vijnë ekskluzivisht për panairin. Ka nga të gjitha zhaneret. Jemi përpjekur të kënaqim të gjitha grupmoshat dhe gjinitë.

 

Ky vit ka qenë më mirë. Stenda e “Living” ka qenë plot, jemi goxha më mirë se një vit më parë dhe goxha më plot që nga fillimi. Jemi të kënaqur që lexuesit tanë i janë rikthyer librit, përfshi këtu edhe të rinjtëJemi të kënaqur sepse ja kemi arritur me sukses qëllimit”, tha ajo për Vizion Plus.

 

Referuar çmimeve të librave, Palushi tha se “Living” nuk i ka ndryshuar, pra nuk kanë pësuar rritje.

 

“Çmimet ne si shtëpi botuese nuk i kemi ndryshuar. Në stendën Living si në çdo panair, gjejnë ulje si në çdo titull dhe u bëj thirrje të gjithëve që të vijnë dhe të blejnë libra në stendën e Living”, tha ajo.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re