Dhjetra artizanë nga i gjithë vendi por edhe nga Kosova e Maqedonia e Veriut, u bënë bashkë në Gjirokastër, duke i dhënë qytetit një panair të pasur me vlera tradiconale.

 

Panairi “KultArt” zhvillohet për të pestin vit radhazi në qytetin e gurtë, me gatimet  tradicionale, prodhimet bio , suveniret e ndryshme dhe punimet karakteristike që u prezantuan në pazarin e vjetër.

 

ALBERT HALOCI

ORGANIZATOR

“Në panairin e Gjirokastrës ka ardhur një cikël i plotë me kostume pupullore, punimet janë të gjitha me dorë dhe nga materiale të riciklueshme, ka patur goxha interes sidomos nga turistët e huaj.”

 

Për artizanët pjesmarrës në këtë panair, kjo është një mundësi e mirë për   promovimin e tyre.

 

AISHE ISUFI

ARTIZANE

“Kemi punime me thurje të çantave që janë të gjitha punime dore që anojnë nga modernja, gjithashtu rruaza, bizhuteri që i bëj vetë të gjitha.”

 

Panairi i artizanatit dhe kulinarisë shpalosi vlerat e krahinave të ndryshme të Shqipërisë duke tërhequr interesin jo vetëm të turistëve vendas por edhe të huajve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko