Skip to content

Panariti: Covid-19 në vjeshtë mund të godasë më fort se kurrë, 70% e shqiptarëve duhet të vaksinohen

 

Ish ministri Panariti i bëri apel qeverisë që të nisë marrjen e masave për mbrojtjen e popullit nga vala e dytë e koronavirusit. Hapi i parë sipas tij, është garantinimi falas i vaksinës së gripit sezonal aq më teper që shtatori po hyn tashmë. Zyrtari i LSI shkruan se mbi 70% e popullsisë duhet të vaksinohet për gripin e zakonshëm  edhe pse jo me detyrim.

Filloni merrni masa për mbrojtjen e popullit nga goditja e dytë… Shtatori hyri!Përsa kohë është e paqartë çështja e vaksinës kundër covid, qeveria ka për detyrë të informojë dhe sensibilizojë popullin për vaksinim kundër gripit ! Dhe ta ofrojë vaksinën falas!Sepse gripi është te dera!Qeveria duhet të vendosë një objektiv.. Ky objektiv duhet të jetë 70% e popullit të vaksinohet kunder gripit të zakonshëm .Nga mosha 6 vjeç e tutje!Sigurisht jo me detyrim! Por me bindje dhe sqarim.

Sipas Panaritit Covid-19 në këtë periudhë, kombinuar edhe me gripin e zakonshëm mund të godasë fuqishëm, prandaj duhet veprim i menjehershëm.

Rreziku është te porta dhe është i madh!Duhen informuar dhe sqaruar se qëndrat ndërkombëtare të sëmundjeve, dhe OBSH po lëshojnë kushtrimin se vaksinimi kundër gripit kësaj here është më i rëndësishëm se kurrë.Sepse kësaj here ai mund të godasë si asnjëherë më parë!Mund të veprojë në “koalicion” me koronavirusin, duke na hapur luftë në dy fronte, që për të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mund të mos përballohet.Qeveria të mbrojë falas veçanërisht këto kategori.Të ofrojë vaksinën kundëgripit te të moshuarit, të sëmurët me azëm, me diabet, me sëmundje kronike të mushkërive, të zemrës ata me kemoterapi etj.Veproni tani, sa më parë dhe sa më shpejt!