Ish ministri Edmond Panariti tha se goditja e Sali Berishës ka tensionuar klimën politike në vend.

 

Në Quo Vadis, ai tha se situata në 6 dhjetor mund të agravonte më keq për shkak të incidentit, por për fat të mirë u menaxhua si duhet dhe mesazhet u dhanë të qarta.

 

“Goditjen e udhëheqësit të opozitës e shikoj si një strategji klime tensioni. Pse e them këtë?

 

Sepse ka filluar me një retorikë të ashpër që i bëhet kundërshtarit politik në Parlament. Nuk ka më debate po ka vetëm sharje, ofendime e injorime. Ky nuk është opinioni i një politikani si mua, por edhe i qytetarëve.

 

Përshkallëzimi i kësaj situate e ka zanafillën tek mënyra e artikulimit. Finalja e kësaj ishte goditja e kryetarit të opozitës. Jam i lumtur që situata u mbajt nën kontroll, u çua protesta deri në fund dhe u dhanë mesazhe edhe pse mund të kishte pasoja më të rënda. Kjo është rezultati i një klimë e tensionuar  që po mbahet e ndezuar”, tha Panariti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re