Ish-ministri Edmond Panariti ngriti dyshime për numrin e viktimave të raportuara nga koronavirusi në Shqipëri.

 

Duke ju referuar një shkrimi të Revistës Monitor, Panariti tha se gjatë 2020 humbën jetën rreth 6 mijë qytetarë më shumë se mesatarja e pesë viteve të fundit.

 

“Si do ta arsyetojmë rritjen e frikshme të vdekshmërisë gjatë 2020, pesë herë më shumë nga sa raportohet nga spitalet Covid? Deri në fund të vitit të shkuar raportohen 1181 të vdekur nga Covid. Ndërkohë viti që u mbyll, regjistroi 6000 vdekje në vend më shumë se mesatarja historike e pesë viteve të fundit. Pra aritmetika Covid nuk funksionon! Pra ka vetëm dy rrugë! Ose duhet t’u shpjegojmë njerëzve se nga u erdhi vdekja e 5000 e bashkëqytetarëve, më shumë se mesatarja e 5 viteve të fundit, ose të pranojmë se kemi ulur me 5 herë raportimin e numrit të vdekjeve nga pandemia.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re