Edmond Panariti bën thirrje për një koalicion të madh opozitar, si mënyra e vetme për të mposhtuar dhe rrëzuar një parti-shtet.
Ish ministri, përfaqësues i LSI shkruan në facebook se këmbëngulja e PS për të penguar koalicionet parazgjedhore, është pikërisht në funksion, të tentativës për të ndaluar formimimin e një koalicioni të madh opozitar që të do të rrëzonte një herë e mirë këtë force politike nga pushteti.
Partitë shtet, rrëzohen vetëm me koalicion opozitar!Ato e dinë këtë, prandaj përdorin pushtetin për ta penguar aleancën para zgjedhore të forcave opozitareNë teoritë moderne zgjedhore thuhet shprehimisht :Nëse shteti drejtohet nga një parti e vetme, forcat opozitare lipset të formojnë koalicione parazgjedhore mbi baza programore për ta rrëzuar atë.Kjo aleancë dhe ky bashkim është sinjali i qartë që ato i japin zgjedhësve se do të qeverisin bashkë në mënyrë të ekuilibruar dhe qëndrueshme.
