Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka mbrojtur deklaratat e Kryeministri Rama mbi qëndrimin e tij në lidhje me sulmet e grupit terrorist serb në Veri të Kosovës.

Nga foltorja e Kuvendit, Majko deklaroi se sipas tij “në Shqipëri nuk ka tradhtar të Kosovës, e aq më pak të ketë emrin e Edi Ramës”.

“Sot nuk jemi në ditën më të vështirë, por dhe nëse ajo ditë vjen, shqiptarët do jetën ata që janë edhe pa rezolutë”, u shpreh ndër të tjera deputeti socialist.

Pandeli Majko: Nuk mund të këtë asnjë dyshim që nëse Kosovës i cenohet liria dhe sovraniteti, Shqipëria do bëjë atë që ka bërë më parë. Nuk mendoj se është koha që të mbushim mendjen se duke qenë antiserb na bën më shumë shqiptar. Serbia është duke mbyllur ciklin e vet të të eksperimentuarit me veten. Urrejtja të vret duke justifikuar çdo budallallëk.

Te imitosh Titon është një lodër e vështirë në mungesë të Jugosllavisë. Koordinimi i Prishtinës më NATON dhe perëndimin ishte pozitive. Në Shqipëri nuk ka tradhtar të Kosovës, e aq më pak të ketë emrin e Edi Ramës. Sot nuk jemi në ditën më të vështirë, por dhe nëse ajo ditë vjen, shqiptarët do jetën ata që janë edhe pa rezolutë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re