Ju pëlqejnë shumë aventurat dhe eksplorimi i botës. Dy familje një nga Franca e tjetra nga Gjermania udhëtuan me kamperat e tyre nëpër Europë. Mbyllja e kufijve i gjeti në Zvërnec të Vlorës.

Jozef dhe Paola me dy fëmijët e tyre nga gjermania dhe një cift francez prej tre javesh janë të detyruar të qëndrojnë brenda Shqipërisë. Ata tregojnë se respektojnë masat e vendi tonë me qëllim që të mos infektohen nga koronavirusi.

“Jam nga Gjermania, erdha për pushime këtu, por për shkak të situatës nuk mund të largohemi. Kemi ardhur rreth tre javë më parë në Shqipëri dhe kemi parë edhe qytete të tjera të vendit tuaj. Shqiptarët janë mikipritës, na kanë ndihmuar mjaft. Kemi qenë në kontakt të vijueshëm me ambasadën  gjermane, por për shkak të mbylljes së kufijve nuk mund të levizim dot me makinë, jemi në pritje. Këtu është nje vend shumë i bukur. Nga virusi kam pak frikë. Respektojmë orarin 5-13 për të shkuar për te marrë ushqime. Kemi kontaktuar edhe me të afërm në Gjermani mbi situatën atje,” tha Jozefi nga Gjermania.

“Kemi tre jave ketu më familjen, por situata e krijuar pavarësisht se jemi në një vend mjaft të bukur nuk na ka lejuar të shikojmë shumë gjera. “Dhe mbi te gjitha të provojmë ushqimet tradicionale ne restorante pasi ato janë të mbyllura. Njerëzit janë treguar shumë të dashur me ne,” tregon Paola nga Gjermania.

Edhe francezja Kemi tregon se si po sillen shqiptarët me ta dhe se përgjatë gjithë kohës kanë kontakte me të afërit e tyre për tu informuar mbi situatën në Francë. Ajo nuk fsheh frikën nga Covid-19.

“Jam se bashku me bashkshortin prej tre javësh ne vendin tuaj. Jemi nga Franca dhe nuk mund të largohemi për shkak të situatës, ndërsa kemi qenë në kontakt me ambasadën. Por po shohim një vend me një bregdet të mrekullueshëm dhe njerëz shumë të dashur. Kufijtë janë mbyllura dhe nuk dimë ende kur do kthehemi. Kemi frikë prej virusit. Megjithatë respektojmë rregullat. Na thonë që situata në Francë është veshtire,” rrëfen francezja Kemi.

Si këta të huaj ka dhe të tjerë në vendin tonë që prej mbylljes së kufijve po qëndrojnë në Shqipëri pa e ditur ende se kur do vijë dita që të bashkohen me të afërmit e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re