Deri më tani rezulton se të paktën 3,821,377 persona në të gjithë botën janë infektuar me virusin korona.

Po ashtu, sipas të dhënave të pasqyruara në ëorldometers, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, Covid-19 ka marrë të paktën 265,111 jetë njerëzish. Nga numri  përgjithshëm i të infektuarve në rang global,303,468 rezultojnë të jenë shëruar plotësisht.

Shteti më i prekur në botë nga koronavirusi janë SHBA-të ku numërohen të paktën 1,263,224 të infektuar dhe 74,809 viktima. Po ashtu, rëndë nga koronavirusi është goditur edhe Spanja ku 253,682 është numri i të infektuarve dhe 25,857 numri i viktimave.

Pasoja të rënda Covid-19 pati edhe në Italinë fqinje ku deri më tani rezultojnë të infektuar 214,457 persona ndërsa numri i viktimave është 29,684.

Deri më tani nuk ka ende një vaksinë apo trajtime posaçërisht për virusin korona, ndërsa të sëmurët trajtohen me mënyra apo medikamente të aprovuara në situatë urgjence. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re