Turizmi mund të jetë sektori ekonomik më i goditur nga pandemia e COVID-19. Që prej fillimit të pandemisë, ky sektor ka pësuar mjaft humbje, kjo lidhur edhe me masat e ndërmarra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së pandemisë së COVID-19.

Megjithëse kanë kaluar disa javë nga heqja e kufizimeve të pandemisë, ende ky sektor nuk është ringritur. Siç shihet edhe në këtë foto, në një nga zonat më të frekuentuara të Shqipërisë, siç është plazhi i Drimadhes, vendi është bosh.

Çadrat e plazhit, tek të cilat para një viti zor se gjeje vende të lira, janë lënë menjëanë të mbyllura, në pritje të turistëve…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re