Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka lënë pas takimet me politikanët për dy reformat më të rëndësishme, atë në Drejtësi dhe Zgjedhoren, dhe ka zhvilluar një vizitë në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik.

Qëllimi i kësaj vizite, siç Ministria e Shëndetësisë bën me dije, ka qenë për të parë nga afër se si ndihma e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës po mbështet Shqipërinë në përgjigjen ndaj pandemisë së Covid19.

Nëpërmjet USAID në Shqipëri, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka angazhuar më shumë se dy milionë dollarë për të përgatitur sisteme laboratorike, për shtimin e mundësisë së zbulimit dhe gjurmimit të rasteve pozitive, përgatitjen e stafit laboratorik për të reaguar, përmirësimin e komunikimit të risqeve, dhe masa të tjera.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re