Për herë të parë në 11 vjet, Japonia ka shënuar numrin më të lartë të vetëvrasjeve në të gjithë botën.

Të dhënat që përpilohen në fund të çdo muaji, janë vërtet shqetësuese gjatë vitit pandemik 2020.

Më i habitshëm është fakti se ndërsa vetëvrasjet e meshkujve pësuan rënie, normat midis grave u rritën me gati 15%.

Në një muajin tetor, shkalla e vetëvrasjeve të femrave në Japoni shkoi më shumë se 70%, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Michiko Ueda një nga ekspertët e vetëvrasjeve në Japoni tregon arsyen e lidh me pasojat e koronavirusit.

“Ky trend i vetëvrasjeve të grave është shumë, shumë i pazakontë. Kurrë nuk e kam parë këtë rritje në karrierën time si studiuese e këtij fenomeni. Lidhja me pandeminë e koronavirusit është në faktin se industritë që punësojnë gra, si turizmi, shitja me pakicë apo industritë ushqimore janë ndër më të goditurat” thotë ajo.

Japonia dikur kishte nivelin më të lartë të vetëvrasjeve në botën e zhvilluar. Gjatë dekadës së fundit ajo ka pasur sukses të madh në uljen e niveleve të vetëvrasjeve me rreth një të tretën.

Ndërkohë vetëm viti 2020 shënoi rreth 24 mijë vetëvrasje, ku pjesa më e madhe e akteve janë ndërmarrë nga gratë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re