Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve u lejuan në kishë për martesën e Clare dhe Mel Keefer për shkak të  pandemisë koronavirus – por çifti ishte i rrethuar nga fytyrat e qeshura të familjes dhe miqve.

Familjet e tyre befasuan çiftin të premten duke vendosur fotografi të të ftuarve  në kishën Mount Carmel në Shën Francesville, Luiziana, pranë Baton Rouge.

 

Keefer janë të dy infermierë në zonën e Baton Rouge – ai punon në ER(emergjencë) dhe ajo kujdeset për  pacientët Covid-19 në ICU(kujdes intensiv).

Mel Keefer, 35 vjeç tha se ai u takua me 25-vjeçaren Clare kur të dy punonin në Qendrën e Përgjithshme Mjekësore në Baton Rouge.

Mel Keefer  tha për CNN se e dinte që nëna e tij, Pam Brignac, kishte shkuar në kishë para ceremonisë, por ai mendoi se ajo thjesht po vendoste lule dhe dekorime të tjera.

“Ishte një befasi e bukur, tha ai. “Do të thotë shumë për ne pavarësisht se duket si ide e çmendur”.

Ata të dy kanë familje të mëdha dhe kishin planifikuar të kishin rreth 100 të ftuar.

 

Përkundrazi, ata u bashkuan nga nëna e Melit dhe tre kushërinjtë e tij,  prindërit e Clare, dy motrat, gjyshja dhe tezja e saj. Prifti dhe një fotograf ishin gjithashtu atje.

Keefer tha se ata e konsideruan shtyrjen e dasmës në mënyrë që  të kishin pranë të gjithë të dashurit.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne donim të martoheshim,” tha ai. “Ne nuk donim të hiqnim dorë dicka për të cilën ne ishim gati: një ceremoni më të madhe.”

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re