Pandemia ka ndikuar në shëndetin mendor të qytetarëve. Të rinjtë janë ata që kanë hasur më shumë vështirësi në përballimin e kësaj sëmundje. Në muajin mars të vitit 2020, është dyfishuar numri i kërkesave për ndihmë.

Gjatë pandemisë kemi pasur kërkesa 50% më shumë se në periudhën më herët. problematikat më të shpeshta që kanë kërkuar ndihmë ka qenë ankthi, frikrat, dhuna në familje, vetëvrasjet tek të rinjtë dhe paniku. kryesor i vdekjeve të të rinjve 15-29 vjeç,  ka qenë depresioni dhe vetëvrasja”shprehet Vera Remskar, drejtore e një prej platformave ku ofrohet ndihmë.

Sipas të dhënave përafërsisht që nga viti 2013 e deri më 2019, në vit janë kryer mbi 210 vetëvrasje.

Meshkujt janë ata që kanë përqindjen më të lartë të personave që kryejnë vetëvrasje. Problemet e shëndetit mendor janë shkaktarët kryesorë. Por cilat janë shenjat e para të shfaqjes së kësaj sëmundje dhe si mund ta trajtojmë atë?

“Nëse ka ndryshime të sjelljes, ndryshime të rutinës, të gjumit, zakonit të të ngrënit, nëse është më i izoluar i tërhequr”, tregon Blerta Budinaku, psikoterapiste.

Të kërkuarit ndihmë vazhdon të jetë një problem. Paragjykimi është faktori kryesor që njerëzit hezitojnë të kërkojnë ndihmë./ Euronews

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re