Pandemia në vend ka sjellë sot mjaft efekte negative në ekonominë shqiptare. Eksperti ekonomik i financave Pano Soko, gjendjen aktuale të ekonomisë në vend, e cilëson si ndër vitet më të këqija ekonomike që ka pas vendi.

“Viti më i keq ekonomik mund të cilësohet ky, kemi një shtesë të borxhit 1.3 miliard eurosh, nuk e kemi hasur ndonjëherë më parë”.

Soko, tha se duke nisur nga pandemia e koronavirusit, kjo nuk është një krizë ekonomike , porse sot më shumë kemi krizë konsumi.

“Nuk po vuan ekonomika shqiptare, erdhi nje krizë siç është pandemia e cila është në tërë botën, e cila ndikoj në ekonomi, mirëpo, kjo nuk është një krizë ekonomike, ne po i japim ilaçin e gabuar ekonomisë për sëmundjen e “gabuar”. Sot kemi problem konsumi, me dyqane që po mbyllen”.

Në analizën e tij, eksperti ekonomik i financave, thotë se qeveria duhet të mëndoj më shumë për daljen e krizëz së konsumit dhe të orjentoi ndihma te ky sektor.

“Qeveria do të duhet të orjentohet te prodhimi i krizës që i bëri konsumit, pra të marri borxhe dhe të rigjeneroj plagën që është bërë, ti ndihmoj këto biznese, shumë prej të cilave u mbyllen pasi në periudhën e izolimit prej 2-3 muaj, nuk kishin mundësi të paguanin më”.

Soko mendon se më shumë se kurrë tashmë shteti duhet të orjentohet nga konsumi, dhe së këndejmi të bëj një anulim të një pjesë të taksave, në vend se ti jepen buxhetit të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re