Për të dytin vit radhazi, kreu i Kishës Katolike Romake Papa Françesku, kremtoi meshën me rastin e të Dielës së Palmës, të cilën Kisha Katolike kremton në kujtim të hyrjes së Jezusit në Al-Kuds (Jerusalem)

Ai u bëri thirrje njerëzve që të afrohen më me të varfrit dhe ata që preken më shumë nga pandemia e koronavirusit. Papa Françesku tha se në vitin e parë të pandemisë, tronditja u dominua nga situata aktuale, megjithatë, tani njerëzit po lodhen më shumë dhe kriza ekonomike po përkeqësohet.

“Çfarë bën Zoti në një situatë kaq historike dhe shoqërore, pyeti Papa, dhe dhe u përgjigj se në të ai merr mbi vete të keqen me kryq. Për shkak se djalli shfrytëzon krizën për të mbjellë mosbesim dhe ne duhet të marrim përsipër një pjesë të vuajtjeve​“, tha Papa, duke ju referuar kësisoj doktrinës bazë të Krishterimit, sipas së cilës Jezui ishte bir i Zotit por dhe vetë Zoti, pra me status të dyfishtë.

Tradicionalisht, para COVID-19, Papa udhëhoqite meshën të Dielës së Palmës para dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e St. Petro. Ndërsa në meshën e kësaj të Diele ishin vetëm 120 besimtarë që u bashkuan me Papën dhe Kardinalët.

Françesku theksoi se “dashuria e Zotit po i afrohet brishtësisë sonë dhe ne e dimë se nuk jemi vetëm. Zoti është me ne kur jemi të plagosur dhe kur jemi frikë”.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re