Sektori mbi të cilin ka ndikuar më së shumti pandemia e Covid-19 është turizmi. Krahasuar me një vit më parë, ka një rënie me rreth 2/3 të numrit të shtetasve të huaj dhe shqiptarë që kanë hyrë në vend.

Sipas të dhënave të INSTAT për qershorin e vitit 2020, që përkon me hapjen e pjesshme të kufijve dhe heqjen e masave kufizuese, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 364,574 shtetas.

Në qershor të vitit 2019, numri i shtetasve që kanë hyrë ne vendin tonë ishte 1,080,464. Pra, qershori i këtij viti ka një rënie prej 66,3 %.

Nëse e krahasojmë qershorin e këtij viti me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjithnjë sipas shifrave të INSTAT-it, na rezulton se totali i shtetasve (të huaj dhe shqiptarë) që kanë hyrë në vendin tonë në 2020 është sa gjysma e shtetasve të huaj që kanë hyrë në qershor 2019.

Edhe numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në qershor është reduktuar me më shumë se 2/3. Në qershor 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në vend janë 179.594. Krahasuar me qershorin e 2019-s, kur ishin 630 334 shtetas të huaj që kanë kaluar kufirin për të hyrë në Shqipëri, ky numër ka rënë me 71,5 %.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re