Pandemia COVID-19 po jep ndikim mjaft negativ në sektorin e turizmit në qytetin  e Lezhës. Edhe pse  jemi në pikun e sezonit turistik kapaciteti i strukturave akomoduese në Shëngjin nuk e ka kaluar masën 20%.

Këtë ka pohuar kryetari  i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Pashk Palokaj, sipas të cilit kriza është reflektuar edhe me reduktim të numrit të punonjësve nga biznese të sektorit të turizmit.

Kreu i dhomës së tregtisë pohon se fokusi i bashkisë tashmë është kthyer për të ofruar plazh të sigurt për pushuesit.

Edhe në Elbasan situata paraqitet e njëjtë.   Numri  i vizitorëve në muze dhe pika të tjera historike është i ulët.

Edhe qytetarët në Elbasan pohojnë se kjo situatë nuk e ndihmon aspak ekonominë lokale.

Ky vit duket se do të jetë më i vështiri për Turizmin për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re