Skip to content

“Pandora Papers” dhe biznesmeni Vasil Kallupi/ Klodian Tomorri: Konsulenca nuk është e paligjshme, por duhet hetuar


Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për skandalin “Pandora Papers”, për  kompanitë offshore me lidhje me politikanë dhe miliarderë të fuqishëm.

Tomorri foli edhe për rastin e Vasil Kallupit, biznesmenit shqiptar që kishte regjistruar një kompani offshore dhe kishte marrë 3.6 milionë euro si konsulent i një firme kontraktore të OST.

Tomorri tha se sigurisht konsulenca në vetëvete nuk është e paligjshme, por se teorikisht ekziston rsiku i një transaksioni të dyshimtë, gjë që mund të verifikohet vetëm nga organet kompetente.

A është konsulenca e ligjshme? Sigurisht është e ligjshme. Por a është e justifikaur shuma 3.6 milionë euro? Këtë informacion nuk e kemi. Këtë mund ta kuptojmë vetëm duke parë produktin e konsulencës. Teorikisht ekziston risku që të jetë transaksion i dyshimtë, pasi mund të jetë kanalizim rryshfeti, por jemi në fushën e hipotezave. Pa parë letrat, nuk mund të themi më shumë.

Kur dikush shkon në një parajsë fiskale, shkon ose për të fshehur taksa, ose se do të fshihet. Një kompani serioze nuk ka pse shkon në parajsa fiskale.

Ato janë dokumenta të dyshimta. Cdo e dhënë aty duhet të investigohet”, tha Tomorri.

/TPZ.al/