Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetike.

 

Balluku ka sqaruar se nëse kursehet 1% I energjisë elektrike do të jetë ekuivalente me 28 milionë euro.

 

Projekti konsiston në mbështetje financiare nga qeveria për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe do të nisë nga 1 tetori 2022.

 

“Ka ardhur momenti që të gjithë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse kursejmë 1%, do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove. Ne duhet të fillojmë të reagojmë e të marrim masa.

Ne kemi vendosur që të nisim një projekt me 2000 abonentë, që konsiston në mbështetje. Projekti konsiston në mbështetjen financiare për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallatave dhe ngrohjen e ujit që konsiston në ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Kjo nis që nga 1 tetori. Më 1 nëntor, Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të ndërtuar impiantet”, tha Balluku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re