Skip to content

Panik gjatë fluturimit Gjenevë-Prishtinë! Shqiptari tenton të hapë derën e avionit

auto 640 0 1746283325x640 0 1746259604x640 0 6815c51017a0f 456 7211746283535

Një person raportohet se ka tentuar të hapë derën e aeroplanit në fluturimin Gjenevë- Prishtinë.

Siç shihet edhe në foto, pasagjerët kanë reaguar menjëherë, duke u munduar ta mbajnë nën kontroll shqiptarin.

Gjithashtu disa persona e kanë rrethur të riun, ndërsa dy djem të tjerë për ta neutralizuar e kanë mbajtur me forcë.

Nuk është e qartë nëse avioni ka qenë në fluturim dhe është detyruar të bëjë ulje emergjente në ndonjë shtet tjetër, apo gjithçka ka ndodhur në pistën e aeroportit të Gjenevës.