Skip to content

Panik gjatë natës në Pogradec/ Send i dyshimtë poshtë një automjeti, çfarë gjeti policia

68FD9403 9A36 46F1 A26D 030050EA8320

Një person ka vendosur një send të dyshimtë poshtë një automjeti gjatë natës së të dielës në Pogradec.  Mësohet se policia është informuar bga roja i Prokurorisë, i cili ka konstatuar një person të dyshimtë duke u shtrirë poshtë automjetit rreth orës 03:00.

 

Fillimisht është dyshuar për eksploziv dhe grupi i shpërthimeve të kontrolluara nga Tirana kanë ardhur në ndihmë.

 

Pas kontrollit të xhenierëve ka rezultuar se bëhet fjalë për pajisje GPS dhe jo eksploziv.

 

Mjeti është në pronësi të shtetasit Eris Ccekani, i cili kohët e fundit ka patur disa konflikte me shtetas të tjerë në Pogradec, ku më i fundit ishte aksidenti “kokë më kokë” në Elbasan.