Skip to content

Panik në aeroport, përfshihet nga flakët avioni me pasagjerë

ooo 750x375 1

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur (sipas orës lokale të Koresë së Jugut në orën 22:30) në aeroportin Gimhae në zonën Busan.

Për fat të mirë nga zjarri nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Mësohet se pjesa e pasme e avionit shpërtheu në flakë pak para se avionit me 169 pasagjerë dhe 7 persona në ekuipazh të ngrihej për fluturim.

Avion kishte destinacion Hong Kongun. Ndërkohë që autoritete po punojnë për zbardhjen e rrethanave që shkaktuan zjarrin.