Pasagjerët në një avion rus që po udhëtonte drejt Shën Petërsburgut kanë përjetuar momente tmerri.

Maskat e oksigjenit u lëshuan papritur drejt pasagjerëve ndërsa avioni u detyrua të bënte ulje emergjente.

111 personat në bord u panë duke u lutur dhe duke bërtitur të tmerrusar, ndërsa ekuipazhi në bordin e Airbus A319 humbi lartësinë për të përballuar emergjencën.

Videoja e bërë publike nga Daily Mail, tregon maskat që lëshohen në avionin shtetëror të linjës ajrore Rossiya, i cili ishte nisur për në Shën Petersburg.

Një pasagjer përshkroi minutat e tmerrit.

“Ne filluam të biem ndjeshëm”, tha ai.

“Maskat ranë mbi kokat tona.”

Sipas raportimeve, avioni u kthye i sigurt në të njëjtin aeroport nga ishte nisur, ku u prit nga ekipet e zjarrfikësve dhe ambulancat. /

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re