Britania e Madhe po përballet me shifra të frikshme të humbjes së jetëve si pasojë e koronavirusit. Vetëm në 24 orët e fundit në këtë shtet kanë humbur jetën 828 persona të moshës midis 22 dhe 103 vjeç.

Ndërkohë në total numri i viktimave deri më tani është 7,095 viktima, ndërsa deri më tani numërohen mbi 55,000 persona të infektuar.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson mbetet në një njësi të kujdesit intensiv në një spital qendror në londër, ku zëdhënësi i tij thotë se ai është në një gjendje të qëndrueshme dhe “po i përgjigjet mjekimit”.

Kryeministri britanik u shtrua të hënën pasi simptomat i zgjatën më shumë se 10 ditë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re