Brukseli është tronditur sërish mbrëmjen e së mërkurës, ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur tre persona të plagosur.

 

Mediat belge raportojnë se policia ka përjashtuar mundësinë e një sulmi terrorist, dhe pista ku po hetojnë është ajo e larjes së hesapeve mes grupeve kriminale.

 

“Rreth orës 19:30 morëm një raport për të shtënat në Avenue de la Toison d’Or,” tha zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere. “Shërbimet tona kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Tre persona u plagosën, ndërsa u vendos një perimetër sigurie.”

 

Ndërkohë mediat raportojnë se pas ngjarjes autorët janë larguar nga vendngjarja, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

/Vizionplus.tv/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re