400 rosa të ngordhura në fshatin Mizë të Divjakës, kanë përhapur frikë dhe panik jo vetëm tek punonjësti e fermës por në të gjithë zonën. Lajmi është bërë i ditur nga pronari i fermës në fjalë, aty ku ngordha masive e shpendëve ka sjellë probleme shëndetësore tek i gjithë stafi, madje edhe tek ai vetë.

Ardian Bakiu, e ka cilësuar atë çka ka ndodhur një skandal, pasi nga data 3 qershor që është njoftuar shërbimi veterinar i Lushnjes e deri më sot që data shënon 15, askush nuk është interesuar.

Ai ka theksuar se rosat e ngordhura i ka groposur vetë, madje tregon edhe shqetësimet që ka me shëndetin, si dhimbje koke, temperaturë e të vjella.

E ndërsa kanë kaluar plot 13 ditë që nga dita kur rostat ngordhën në fermë krejt papritur, sot një pjesë e stafit të veterinarisë ka mbërritur pranë fermës, ku ka marrë monstra për ti dërguar për analiza, duke rigroposur përsëri rosat.

Nuk dihet nëse është tentuar që ngjarja të mbahet e fshehtë apo kjo është një neglizhencë e inspektoratit të veterinarisë, që për plot dy javë nuk u bë i gjallë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të fermës dhe jo vetë, të gjithë të sëmurë e pa e ditur nga se.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re