Një person është ndaluar në autobusin e linjës Tiranë-Kakavijë mbrëmjen e sotme.
Burime bëjnë me dije se ai është ndaluar pasi ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa udhëtonte me këtë autobus me persona të tjerë.
Personi në fjalë ka rezultuar pozitiv pas kryerjes se tamponit në laboratorin “Intermedica”, i licencuar nga Minisitria e Shëndetësisë.
Në një reagim të saj për gazetën , “INTERMEDICA” thotë se për personin e testuar pozitivisht është njoftuar zyrtarisht ISHP dhe ju dërgua mostra e këtij personi për konfirmim. Laboratori e ka bëre detyrën e vet, ndërkohë përgjegjësia i ngelet udhëtarit që në këtë rat ka shkelur ligjin.
Pasagjeri, i cili rezultoi i infektuar është ndaluar në palën greke dhe menjëherë u bë transporti i tij me ambulancë.
