Nuk ka qetësi te Vllaznia, katër lojtarë të tjerë infektohen me Koronavirus. Mësohet se pas testeve të kryera të enjten për thuajse gjithë ekipin, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe lojtarë si Herald Marku, Aleksandar Isaevski, Florind Bardulla dhe Mehdi Çoba.

Menjëherë futbollistët janë karantinuar, ndërsa autoritetet shëndetësore janë alarmuar për situatën dhe kanë vendosur të bëjnë përsëri teste. Në total në ekipin e Vllaznisë janë prekur më Covid-19, 7 lojtarë.

Më parë kishin dalë pozitiv lojtarët Erdenis Gurishta, Eni Imami dhe Uheid Hoxha, por gjithashtu edhe zv.trajneri Elvis Plori.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re