Skip to content

Panik në Madeira, Ronaldo dhe familja e tij gati për t’u arratisur

 

Pandemia Koronavirus ka shpërthyer dhe në Madeira, Portugali. Siç raportojnë mediat lokale, pak metra larg shtëpisë së Cristiano Ronaldos janë konfirmuar raste me Koronavirus dhe 48 orët e fundit, është përhapur me shifra të frikshme.

Cristiano Ronaldo prej kohësh ndodhej i izoluar në Madeira me familjen e tij, por pas zhvillimeve të fundit, është bërë gati për tu larguar. Ylli portugez madje, doli mbrëmë nga shtëpia e tij, për të shkuar dhe për të festuar ditëlindjen e mbesës.

Panik në Madeira dhe Ronaldo po bën të pamundurën të mbrojë familjen e tij prej pesë anëtarësh. Gjithashtu, edhe të afërmit e yllit portugez pritet të transferohen diku tjetër.