Per disa minuta nderpritet ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias.

 

Shkak eshte bere gjendja shendetesore e nje tifozi i cili ndodhej ne tribunen C te stadiumit.

 

Burime thane se behet fjale per nje 40 vjeçar i cili duke ndjekur ndeshjen eshte rrezuar ne shkallet e stadiumit duke alarmuar tifozet.

 

Kane qene mjeket e dy ekipeve qe kane dhene ndihmen e parë, pasi gjendja ishte e rende.

 

Pas ndihmes mjekesore dhene ne shkallet e stadiumit tifozi korçar eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal.

 

Burime thane qe gjendja eshte e stabilizuar ndersa po merr sherbim mjekesor ne kujdesin e mjekeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re