Skip to content

Panik në Shëngjin; 40-vjeçarja nga Kosova i shpëton për mrekulli vdekjes

IMG 20230709 WA0017

Për herë të tretë brenda javës, një tjetër pushuese rrezikoi të mbytet në Shëngjin.

Një pushuese rreth moshës 40 vjeç ka rrezikuar jetën mesditën e sotme në zonën e Kune Vainit.

40 vjeçarja është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës për ndihmë mjekësore dhe po mbahet nën kontroll, pasi kishte konsumuar shumë ujë.

Brenda kësaj jave është rasti i tretë ku pushues nga Kosova rrezikojnë të mbyten në bregdetin e Shëngjinit.

Edhe pse deti është i trazuar dhe janë ngritur flamujt e kuq, pjesa më e madhe e kullave të vrojtimit janë bosh.