Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku ka rënë zjarr në ashensorin e një pallati. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “1 Maji” te qytetit bregdetar.

Sipas policisë nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 16.05.2022, rreth orës 13:45, ka rënë zjarrë në ashensorin e një pallati, në lagjen “ 1Maji”, Vlorë. Nuk ka rrezik për banorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re