Stadiumi Niko Dovana dhe dy gjimnazet në krah të të tij, konkretisht shkollat Bernardina Qerraxhia dhe Leonik Tomeo në Durrës janë mjediset ku i drejtohen orë pas ore mijëra qytetarë.

 

Një pjesë, shtëpitë e të cilëvë janë në rrëzik shembje janë vendosur përkohësisht në çadrat në hyrje të stadiumit “Niko Dovana”.

 

Secili ka një histori për të rrëfyer. Merita Laska pasi me bashkëshortin dhe tre fëmijët braktisën shtëpinë e dëmtuar nga tërmerti në Shkozet, nga sot në mëngjes janë vendosur këtu. Janë në pritje të një çadre.

 

Të tjerë banorë, si strehë të përkohshme kanë gjetur palestrën e Shkollës së Mesmë të Orientrura Sportive Bernardina Qerraxhia.

 

Përveç një dysheku, batanije dhe ushqim, ekipe të bluzave të bardha dhe psikologëve janë angazhuar në ndihmë të tyre, të përforcuar edhe nga kolegët nga Kosova.

 

Në numër edhe më të madh, janë ata që kërkojnë veshje ose ushqim.Në hekurat e gjimnazit Leonik Tomeo, janë më qindra ata që presin ndihma.

 

Mes tyre ka edhe nga ata banorë që nuk kërkojnë as ushqim, as veshje, as strehë por vetëm një vend ku mund të dorëzojnë ndihmat e grumbulluara.

 

Nga ora në orë stadiumi Niko Dovana shndërrohet. Pak metra larg hyrjes së tij, ekipe të mbrojtjes civile nga rajoni i Puljas në Italia janë në ngritje të çadrave që mund të strehojnë deri në 150 veta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re