Policia e Elbasanit ka dale me informacionin e pare zyrtar pas ngjarjes se rende qe ndodhi në zonën e ish-Metalurgjikut, ku si pasojë e rrjedhjes së gazit mbeten tre punetore te lenduar.

Sipas policise, nga rrjedhja e gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Më herët u raportua për një shpërthim bombule oksigjeni që kishte ndodhur paraditen e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik, por blutë e qytetit saktësuan se kishte pasur një rrjedhje gazi.

Burime për Panorama thanë se tre të plagosurit kanë plagë në pjese te ndryshme te trupit.

Policia dhe 3 autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun, teksa te lenduarit po marrin ndihmen e nevojshme mjekesore.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Elbasan/ Informacion paraprak

Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut , si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 puntorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundëshem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re