Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha, tre ditë më parë, nga një efektiv i “Shqiponjave” solli rebelim të qytetarëve të cilët u ngritën në protestë. Gjurmët e trazirave mund të shihen kudo në kryeqytet.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Pano Soko, ekspert i ekonomisë, është shpresur se ato pamje që janë paraqitur sot, tensionet nga protesta janë llavë e pabarazisë.

 

“Kjo që ndodh më pas në fakt, është produkti i një konflikti që nuk ka lindur sot dhe nuk ka lidhje me Klodianin. Ka pak lidhje me Policinë.

 

Ky është një gajzer. Dhe para se të bjerë një vullkan dalin ca gajzerë të vegjël, ky është një i tillë, që tregon se aty poshtë zihet një llavë. Dhe kjo llavë, është llava e pabarazisë, sepse këtu..secili nga ata që ka thyer sot një xham e ka sepse ka humbur shpresën. Doni të dini se si humbet shpresa? Ato pamjet aty janë…”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re