Pas eksperiencës së fundit si trajner i përfaqësueses së Shqipërisë, italiani Christian Panucci rikthehet në skenë si kandidat potencial për të rimarrë drejtimin e një skuadre futbolli.

Kësaj here ish-asistenti i Fabio Capello mësohet të jetë në tratativa me skuadrën e Aris të Selanik.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Italian i njohur për burimet e tij informative në fushën e merkatos së transferimeve, Gianluca Di Marzio, nëpërmjet faqes së tij në internet.

Sipas gazetarit Italian, mes Panuccit dhe drejtuesve të skuadrës greke është gjetur dakordësia ekonomike.

Mbetet ende pezull e për të vendosur mbi stafin që do të shoqërojë ish-trajnerin e Shqipërisë në këtë aventurë, me Panuccin që kërkon të ketë me vete 3 prej ndihmësve të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re