Është mbyllur sot eksperienca e teknikut italian Kristian Panuçi në krye të stolit të kombëtares. Duket se humbja e pësuar ndaj Turqinë dje në mbrëmje vendosi përfundimisht edhe të ardhmen e tij.

Eksperienca e tij në stolin e Shqipërisë nisi në 19 korrik të vitit 2017 kur ai mori vendin e bashkëkombasit të tij, Xhani De Biazi. Panuçi e drejtoj Shqipërinë në vazhdimin e kualifikueseve të të botërorit të kaluar dhe më pas në Ligën e Kombeve. Rezultatet nuk ishin të mira ndërkohë në skuadër u afruan shumë prurje të reja.

Pikërisht në ndeshjen hapëse të kualifikuese të Euro 2020 humbja ndaj Turqisë ishte edhe goditja përfundimtare për të. Statistikat nuk ishin pozitive për të me 4 fitore, 2 barazime dhe 9 humbje.

Sot ishte FSHF që me anë të një njoftimi zyrtar shpjegoj shkëputjen e marrëdhënieve me Panuçin dhe në ndeshjen ndaj Andorrës, skuadra do të drejtohet nga dyshja Bulku – Mema aktualisht pjesë të stafit./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re