Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve për miqësoren e 28 marsit kundra Norvegjisë. Lista është e mbushur me surpriza dhe risi duke afruar edhe futbollist nga kampionati ynë.

Risitë e kësaj liste janë ish futbollisti i shpresave Herdi Prenga, ai i Grasshopers Bujar Lika, sulmuesi i Luftëtarit Kristal Abazaj dhe ai i Skënderbeut Enis Gavazaj. Ndërkohë në listë janë konfirmuar edhe emrat e thirrur së fundmi nga italiani, si: Lilaj, Latifi apo Qaka e Grezda.

Duket se ekipi ri i Panuçit po merr fytyrën e tij dhe përgatitjet për Ligën e Kombeve po vazhdojnë me thirrjet e reja.

Ndërkohë shumë futbollist nga garda e vjetër, si: kapiteni Agolli, Basha, Kukeli, Hyka, Gashi etj., vazhdojnë të lihen jashtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re