Kristian Panuçi ka shpallur listën zyrtare për futbollistët që do të jenë pjesë në dy ndeshjet e ardhshme ndaj Turqisë dhe Andorrës. Do të jenë 24 futbollistët e thirrur për këto dy ndeshje që nisin edhe kualifikueset e Euro 2020.

Në këtë listë nuk kanë munguar surprizat, si në rikthime edhe në mungesa. Pasi kanë vuajtur problemet me dëmtimet në kombëtare janë rikthyer: Abrashi, Sadiku dhe Ajeti. Po ashtu interesante janë edhe rikthimet e Abazaj, Alijit dhe Qoses që pritet të shtojnë freskinë në skuadër.

Por në sy bien edhe disa mungesa duke nisur nga ajo e kapitenit Mavraj, i pezulluar pas kartonit të marrë në ndeshjen ndaj Skocisë.

Por në listë nuk janë as prurjet e tij të fundit të sjella nga vet tekniku italian, si Manaj, Bare apo Ndoj që janë shfaqur në formë kohëve të fundit.

Por mes emrave ka edhe konfirmime ku sigurisht bie në sy edhe futbollisti beratas Myrto Uzuni që pas katër ndeshjet rikthehet sërish të jetë pjesë e kombëtares./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re