Në prag të zhvillimit të dy ndeshjeve miqësore me Kosovën dhe Ukrainën, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ka shpallur listën e futbollistëve të grumbulluar për këto sfida. FSHF ka hasur vështirësi për të zgjedhur kundërshtarët dhe më pas stadiumet ku do të luheshin këto sfida pasi përcaktoj ngritjen e një kampi në Zvicër.

Kampingu i kombëtares do të nis në datën 25 maj në Zyrih dhe ndeshja e parë do të luhet ndaj Kosovës, në Zyrih më datë 29 maj, ora 20:00. Ndërsa e dyta ndaj Ukrainës qytetin e Evianit në Francë, më datë 3 qershor.

Ndeshjet priten me interes pasi ashtu, si Shqipëria edhe Kosova me Ukrainën kanë nisur ndryshimet në skuadër në përgatitjen e Ligës së Kombeve. Kosova tashmë me Shalande në stol pritet të jetë një skuadër më e mirë ndërsa Shevçenko duhet të provoj se është i njëjti yll që ishte në fushë edhe në trajning.

Por nuk mungojnë risitë edhe në listën e shpallur nga Panuçi pasi jashtë saj janë disa nga emrat që bënë historinë me De Biazin. Kështu emra, si: Agolli, Memushaj, Lila, Llullaku, Xhaka, Abrashi, Aliji etj., janë disa prej emrave që nuk janë grumbulluar për arsye të ndryshme.

Ndërsa risitë e këtij grumbullimi janë Egzon Binaku dhe Sindrit Guri por janë konfirmuar edhe emra, si: Ndoj, Ramadani, Qaka, Abazaj apo Gavazaj. Kështu gjithnjë e më shumë po shihet se Panuçi po përgatit skuadrën e tij për kualifikueset e europianit të ardhshëm por edhe poi a ndryshon fytyrën kësaj skuadre nga ajo e europianit të shkuar./Berati.TV

Më poshtë keni listën e kombëtares:

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re