Sot në faqen zyrtare të FSHF është shpallur lista e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e radhës atë për Ligën e Kombëve ndaj Izraelit dhe miqësoren ndaj Jordanisë. Lista e shpallur nga tekniku italian, Kristian Panuçi kishte shumë risi pasi nga lista e fundit mungojnë: Agolli, Guri, Lika, Demiri, Hyka, Lilaj dhe Guri.

Po ashtu risitë janë edhe në prurjet e reja, të cilat Panuçi do i provoj për të shtuar elementët që do i ketë në grumbullimet e ardhshme. Emrat e rinj janë: Kaja, Dermaku, Vrioni dhe sigurisht bie në sy grumbullimi i beratasit Myrto Uzuni.

Futbollisti beratas pas kalimit tek Lokomotiva e Zagrebit në Kroaci dhe prezantimin e mirë atje ka siguruar edhe ftesën për herë të parë në kombëtare.

Uzuni është beratasi i parë pas Emiljano Veliaj që u thirr që ka luajt në dy miqësore me fanellën e kombëtares . Tani pas 6 vitesh është radha e Uzunit për të provuar shansin e tij në fushë për kombëtaren duke shpresuar të bëhet një element i rëndësishëm dhe për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re