Papa Françesku bëri thirrje për një ndryshim të mendimit, duke dënuar “nacionalizmin dritëshkurtër, ekstrem, inat dhe agresiv”, i cili është gjithnjë e më i përhapur në politikën e sotme.

Mesazhi i tij është pjesë e enciklikës së fundit Fratelli Tutti (Ne të gjithë jemi vëllezër), e cila përqendrohet në drejtësinë shoqërore.

Duke folur për një “prapambetje të caktuar” në politikën globale, Papa shkroi: “Konfliktet e vjetra, të cilat ne menduam se ishin varrosur, po rishfaqen dhe shembujt e nacionalizmit dritëshkurtër, ekstrem, inat dhe agresiv janë në rritje.”

Sipas tij, “bashkësia vëllazërore globale, e bazuar në praktikën e miqësisë shoqërore të popujve dhe kombeve, kërkon një politikë më të mirë, një politikë që është vërtet në shërbim të së mirës së përbashkët”.

Papa, një udhëheqës 83-vjeçar i 1.3 miliard katolikëve, thekson se pandemia e virusit koronar duhet të frymëzojë njerëzit për të rimenduar përparësitë globale.

“Kur të kalojë kjo krizë shëndetësore, përgjigjja më e keqe do të ishte zhytja edhe më shumë në konsumizmin e etur dhe format e reja të vetë-ruajtjes egoiste,” tha ai.

Ai u ankua se sot, në shumë vende, ekzagjerimi, ekstremizmi dhe polarizimi janë bërë mjete politike dhe fajësoi rrjetet sociale për kontributin e tyre në rënien e standardeve në dëgjimet publike.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re