Kryekatoliku i botës, Papa Francesku, ka dalë kundër qëndrimit të deritanishëm doktrinor të besimeve monoteike mbi homoseksualitetin, si një “mëkat i madh”, duke ç’mëkatizuar, mbi të gjitha pa asnjë referencë biblike, atë që bënte populli i Lutit, te i cili Zoti zbriti dënim(Sodomë-Gomorra).

Françesku madje kritikoi ligjet që kriminalizojnë homoseksualitetin dhe i quajti “të padrejta”, duke thënë se “Zoti i do të gjithë fëmijët e tij ashtu siç janë”, pa iu referuar ndonjë verseti apo vargu të caktuar biblik, libër ku ai beson. Për më tepër, ai u bëri thirrje peshkopëve katolikë që t’i mirëpresin njerëzit LGBTQ në kishë, ndonëse ata më së shumti janë ateistë, ose nëse jo të tillë, rebelë ndaj Zotit .

“Të jesh homoseksual nuk është krim”, ka thënë nr. 1 i katolicizmit botëror gjatë një interviste për Associated Press.

Ai, këtë qëndrim ia atribuoi prejardhjes kulturore dhe tha se peshkopët, në veçanti, duhet t’i nënshtrohen një procesi ndryshimi për të njohur dhe mbështetur dinjitetin e gjithsecilit.

“Këta peshkopë duhet të kenë një proces konvertimi”, tha ai, duke shtuar se ata duhet të aplikojnë “butësi, ju lutem, siç ka Zoti për secilin prej nesh”, duke devijuar kështu në sqarimin bazë nëse Zoti e lejon apo e ndalon homoseksualitetin, duke sjellë referencat përkatëse hyjnore për çdo rast. /tesheshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re