Skip to content

Papa denoncon SHBA dhe BE: ushqejnë konflikte për të shitur armë

papa franjo epa 26

Papa Françesku ka guxuar të denoncojë tregun e armëve nga Perëndimi, si shkakun e konflikteve në shumë vende.

Duke u përqëndruar te Siria, Afganistani apo Jemeni, ai fajësoi Evropën dhe Shtetet e Bashkuara si shkaktare të tyre, duke iu referuar pikërisht shitjes së armëve në zonat e luftës.

Gjatë një fjalimi para studentëve dhe profesorëve në Institutin San Karlo në Milano, Papa tha se arsyeja pse bota është me kaq shumë luftëra, vjen pikërisht nga ajo që “Evropa dhe Amerika të pasurohen nga shitja e armëve, të cilat më pas përdoren për të vrarë fëmijët dhe burrat”, raporton AP.