Skip to content

Papa emëron gruan e parë në një post të lartë të Vatikanit, ja detyra që do të ushtrojë

Selia e Shenjtë në Vatikon njoftoi se Papa Françesku ka emëruar për herë të parë një grua në krye të divizionit administrativ.

Në njoftim thuhet se motra françeskane, Raffaella Petrini, u emërua sekretare e përgjithshme e divizionit, zyrës së dytë më të lartë të qytetit të Vatikanit.

Petrini, 52 vjeçe, do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e administratës, përfshirë muzetë e Vatikanit, zyrën postare dhe policinë.

Françesku, 84 vjeç, ka thënë se dëshiron që gratë të luajnë një rol më të madh në Kishën Katolike Romake.