Në mesazhin e tij të Krishtlindjeve në botë, Papa Françesku u kërkoi njerëzve të konsideronin dallimet në mes vete si pasurie jo rrezik, dhe kërkoi pajtim në vende me konflikt.

Në fjalimin tradicional “Urbi et orbi” (qyteti dhe bota) para dhjetëra mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa iu referuar situatës së tensionuar politike në një numër vendesh, duke bërë thirrje për “vëllazërim mes njerëzve të ideve të ndryshme, por të afta për respekt dhe dëgjim të njëri-tjetrit”.

Duke folur për polarizimin e migracionit, Papa tha se Perëndia donte “dashuri, pranim, respekt, edhe pse ndahemi ne racave, kultura dhe gjuhë të ndryshme”.

“Dallimet tona nuk janë as të dëmshme e as të rrezikshme – ato janë një burim pasurie”, tha Papa Françesku.

Ai bëri thirrje për rinovimin e dialogut midis izraelitëve dhe palestinezëve, në mënyrë që “të ecet në një rrugë paqeje që mund ta ndalojë një konflikt më shumë se 70-vjeçar”.

Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të punojë për një zgjidhje politike për Sirinë dhe shprehu shpresë për një armëpushim në luftën civile në Jemen ku popullsia vuan nga dhuna dhe uria.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re