Shenjtëria e Tij, Papë Françesku, në ditën e sotshme ka emëruar Nunc Apostolik në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij Imzot Luigi Bonazzi (Luigj-i Bonaci), deri më tani Përfaqësues Papnor në Kanada.

Sh. T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) me 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti me 19 qershor të vitit 1999, në Kubë me 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni me 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni me 25 mars 2009. Dhe në Fund Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013.

Sh. T. Nunci Apostolik u ka dërguar të gjithë Barinjve të Kishës në Shqipëri, përpara mbërritjes së tij një letër ku ndër të tjera ai shprehet: “… Nuk e fsheh: vij me gëzim në Shqipëri, mirënjohës Zotit që përmes Papës Françesk më bën këtë dhuratë të papritur. Dëshiroj të vij me përvujtëri, tamam sikurse ai që besimin e vet e vë në Zotin e për këtë me padurim pres t’i shoh veprat që Zoti dëshiron dhe do t’i bëjë”.

Edhe Ipeshkvinjtë e Shqipërisë, nga ana e tyre, përmes një letre, kanë shprehur mirënjohjen e tyre për Papën Françesku, për emërimin e Nuncit të ri Apostolik, pasi Nunci i mëparshëm Sh.T. Imzot Charles Brown u emërua në Filipine, dhe i urojnë mirëseardhjen në Vendin tonë.

Zyra e shtypit e KISH

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re